Ekonomi

Taksat, reciprociteti e prodhimet vendore – Minishengeni po konsiderohet i dëmshëm për Kosovën

0
taksat,-reciprociteti-e-prodhimet-vendore-–-minishengeni-po-konsiderohet-i-demshem-per-kosoven

“Këto investime në këtë infrastrukturë do të bëhet me përkrahje financiare të dy institucioneve financiare nga SHBA-të, siç është Koorporata Financiare Zhvillimore dhe Banka Exim”, thotë Arian Zeka- Kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Se marrëveshja në Uashington, sa i përket infrastrukturës është pozitive, e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike në vend.

“Autostradat që do të ndërtohen me fondet e institucioneve të huaja ndërkombëtare, dhe ato do të mundësojnë lëvizje më të lirë si në aspektin rrugor ashtu edhe atë hekurudhor”, shprehet Lavdim Hamidi, njohës i çështjeve ekonomike.

Megjithatë, kjo marrëveshje vlerësohet edhe në aspektin politik, sidomos sa i përket lëvizjes së lirë, i quajtur si minishengeni ballkanik.

“Kosova do të bëhet palë, do të bëhet njëra nga shtetet pjesëmarrëse të marrëveshjes të nisur disa vite më parë fillimisht nga dy drejtuesit e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor e që është nisma për zonën minishengen, e cila do të mundësojë lëvizjen e papenguar të mallrave e njerëzve, ofrimit të shërbimeve e kapitalit nga një shtet në shtetin tjetër duke i bërë kështu gati edhe shtetet për integrimin përfundimtar në BE”, thotë Arian Zeka.

Por është pikërisht dakordimi për minishengen, që nga vëzhgues të çështjeve ekonomike cilësohet si pikë e dëmshme për Kosovën dhe ekonominë e saj.

“Me këtë marrëveshje, Kosova heq përfundimisht dorë nga kontrolli i taksave, sidomos në ato mallra të cilat e çrregullojnë tregun. Kosova nuk ka mundësi që në një të ardhme të vendosë taksë reciprociteti apo t’i mbrojë prodhimet vendore, ndonëse është shteti i cili vazhdimisht varet nga importi i mallrave dhe nuk prodhon asgjë”, shprehet Lavdim Hamidi.

Kosova e Serbia nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje për normalizim të raporteve në nivelin ekonomik. Në Kosovë pati reagime të ndryshme, kryesisht negative nga partitë. Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë kërkesë në Kuvend për një interpelancë që të raportojë për gjithçka atë çfarë ka ndodhur në Uashington, i bindur se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje pozitive.

Lexo të tjera