Rozë

Tayna thyen heshtjen për prishjen e raporteve me Mozzik

0
tayna-thyen-heshtjen-per-prishjen-e-raporteve-me-mozzik

Tayna dhe Mozzik janë dy prej artistëve më të suksesshëm aktualisht në tregun muzikor shqiptar, shkruan lajmi.net.

Dyshja numërojnë shumë hite dhe vazhdojnë të punojnë për të sjellë këngë të reja për fansat e tyre të shumtë.

Dy artistët së fundi u tha se kanë prishur raportet mes vete, por përmes postimit të fundit, Tayna hodhi poshtë këto pretendime.

Rep-artistja e uroi Mozzikun me rastin e ditëlindjes, duke ndarë disa fotografi nga xhirimet e klipit “Edhe ti”.

“Urime ditëlindje djali ma i mire @mozzik më shumë jetë edhe lumturi, se i meriton”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Taynën dhe Mozzikun i kemi parë bashkë në projektin shumë të suksesshëm “Edhe ti”, këngë e cila deri tani ka marrë 34 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Lexo të tjera