Sport

Të dy u ndëshkuan me të kuq, Neymar dhe Djalo përleshen mes vete në tunel

0
te-dy-u-ndeshkuan-me-te-kuq,-neymar-dhe-djalo-perleshen-mes-vete-ne-tunel

PSG humbi ndeshjen në “Parc des Princes” nga Lille, duel nga i cili humbi edhe vendin e parë në tabelë, shkruan lajmi.net.

Por, gjatë ndeshjes kishte shumë tensione dhe si duket këto tensione u bartën edhe jashtë fushës.

Fjala bëhet për futbollistët, Neymar dhe Djalo. Neymar u ndeshkua me karton të kuq në min (90′) bashkë me Djalo.

Kamerat në stadium kanë kapur pamjet e fjalosjes së futbollsitëve që eskalon në një përleshje fizike, por fatmirësisht stafet e skuadrave ndërhynë për të ndarë futbollistët.

Ligue 1 nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë incident, as klubet nuk kanë dalë me një reagim zyrtar.

Më poshtë mund të shihni rastin e përplasjes së futbollistëve./Lajmi.net/

Lexo të tjera