Rozë

Të fal sepse të dua, por po largohem sepse e dua edhe veten time

0

Unë të fal sepse të dua dhe sepse falja nuk duhet t’i mohohet kurrë askujt. Por unë po iki, sepse e dua edhe veten time, sepse e respektoj atë dhe sepse kujdesem për dinjitetin tim.

Lidhja emocionale mes dy njerëzve gjithmonë fillon nga një “Të dua” dhe një “Më do” që duhet të udhëtojnë së bashku, por nuk duhet të harrojmë të vendosim lumturinë tonë në radhë të parë, në mënyrë që të mos na dëmtojë. Prandaj, para se të fillojmë një lidhje emocionale të sinqertë, përpara se t’i themi një person “Të dua”, mbani mend që gjithmonë duhet të duam veten dhe se meritojmë të jemi të lumtur.

Padyshim që nuk është e lehtë të ndash këto dy gjendje shpirtërore kaq komplekse dhe intime, të lidhura me nevojat e ndërsjella të dy personave që e duan njëri-tjetrin. Sidoqoftë, është thelbësore të mos harrojmë vetëvlerësimin tonë, identitetin tonë.

Unë të fal sepse të dua, por dashuria e vërtetë nuk dëmton

Të gjithë, veçanërisht më të rinjtë që fillojnë një lidhje, duhet ta dinë që dashuria e vërtetë nuk dëmton. Dashuria duhet të jetë gjithnjë e ëmbël, siguruese, bashkëpunuese, në mënyrë që “të dua” dhe “më do” të bashkohen dhe të mos ndahen si uji me vajin.

Unë e dua veten time me gjithë shpirt

Nëse nuk mësojmë të duam veten, vështirë se do të jemi në gjendje të kemi një marrëdhënie të vlefshme dhe të qëndrueshme. Sigurisht që kjo nuk është e lehtë. Askush nga ne nuk ka një shkop magjik dashurie, se si të ndërtojë një marrëdhënie të lumtur dhe autentike. Dashuria jetohet dita ditës, ajo forcohet vetëm nëse e dëshironi të dy, nuk është vetëm çështje e kënaqjes së nevojave tuaja.

Nëse nuk e doni veten…

Ata që nuk e duan veten duan që të tjerët të plotësojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. Mbajtja e një marrëdhënie me njerëz si këta na bën të humbasim vetëvlerësimin tonë sepse harrojmë veten dhe mendojmë vetëm për lumturinë e tjetrit. Ne madje e identifikojmë veten si shpëtimtarët e tyre, si përgjigjen e problemeve të tyre, dritën në errësirën e tyre. Kështu që në fund ne shkatërrojmë emocionalisht veten deri në atë pikë sa e harrojmë atë.

Unë të dua ashtu siç e meriton

Në një lidhje të vërtetë nuk ka shantazhe, nuk ka asnjë “i yti dhe e imja”. Vetëm një person i plotë, i cili nuk ka frikë nga vetmia, i cili di të krijojë harmoni, është në gjendje të japë më të mirën për personin tjetër. Vetëm ata që e duan veten nuk do të pretendojnë se tjetri bëhet shpëtimtari i tij. Kështu siç u tha në fillim, shumë do të kenë lënë dikë që e donin për shkak të një tradhtie, debati ose thjesht sepse ishin lodhur që të mos dashuroheshin ashtu siç mendonin se e meritonin. Por çfarëdo arsye që ka sjell fundin e lidhjes emocionale, ne ende duhet të përpiqemi të falim.

Do të na kushtojë, dhimbja sigurisht do të jetë e pafund, por është mënyra e vetme për të lënë pas këtë periudhë të jetës sonë. Kur e doni veten dhe ruani dinjitetin tuaj, veproni me pjekuri edhe në periudha të vështira. Nëse nuk keni vetëbesim, rrezikoni të bllokoheni në një marrëdhënie të mbaruar, vetëm nga frika e të qenit vetëm, sepse e duam tjetrin dhe besojmë se nuk mund të jetojmë pa të.

Ne nuk e bëjmë këtë gabim. Ne e duam veten kështu, nëse ndodh, do të kemi guximin të heqim dorë nga diçka që nuk ka të ardhme, e cila na jep më shumë lot sesa gëzime. Asnjëherë nuk do të jemi egoist nëse i përsërisim çdo ditë vetes:

“E dua veten time, meritoj të jem e lumtur”.

Kështu që po, ju fal sepse ju dua, por po ju lë sepse e dua veten dhe lumturinë time./BS

Lexo të tjera