Bota

Të hënën fillon mësimi në shumicën e shkollave në Kosovë

0
te-henen-fillon-mesimi-ne-shumicen-e-shkollave-ne-kosove

Ministria e Arsimit ua ka shpërndarë shkollave gjysmë milioni maska dhe bartja e tyre është obligative.

Sipas vendimit që e kanë marrë MASH’i dhe komunat, mësimi do të nisë në dy faza.

Më 14 shtator fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10’të. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.

Kurse faza e dytë e mësimit do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë.

Lexo të tjera