Bota

Të pagjeturit e luftës, Grajçevci: Me presionin ndërkombëtar, do të gjenden plot varreza shqiptarësh në Serbi

0
te-pagjeturit-e-luftes,-grajcevci:-me-presionin-nderkombetar,-do-te-gjenden-plot-varreza-shqiptaresh-ne-serbi

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha për Euronews Albania se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet.

Ai sqaroi se në procedurën e zhvarrimit marrin pjesë tri palë, ajo serbe, kosovare, dhe përfaqësues të EULEX.

Sipas Grajçevci, Serbia nuk ka dhënë asnjë informacion për fatin e shumë shqiptarëve që kanë hyrë të gjallë në territorin serb dhe nuk janë gjetur më. Ai u shpreh i bindur se me presionin ndërkombëtar do të gjenden plotë varreza masive të shqiptarëve në Serbi.

Lexo të tjera