Lajme

Tentim-vrasje në Prishtinë, viktimës ia qëllojnë veturën me katër plumba

0
tentim-vrasje-ne-prishtine,-viktimes-ia-qellojne-veturen-me-kater-plumba

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën, viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha, shkruan lajmi.net.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij.

Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është në hetime. /Lajmi.net/

Lexo të tjera