Rozë

Teuta Krasniqi me tjetër reagim pas akuzave për keqtrajtim kafshësh, ka një kërkimfalje

0
teuta-krasniqi-me-tjeter-reagim-pas-akuzave-per-keqtrajtim-kafshesh,-ka-nje-kerkimfalje

Aktorja Teuta Krasniqi së fundi është akuzuar nga një qytetare se ka keqtrajtuar një qen për xhirimet e filmit të ri, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, Teuta ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se qeni nuk është keqtrajtuar, madje në xhirime ka qenë edhe veterineri.

Por, me një sqarim tjetër, ajo kërkon falje për zgjedhjen e qenit që ishte pa pronar, duke thënë se produksioni është dashur ta marrë qenin që ka pronar.

Aktorja këmbëngul sërish që qeni nuk është keqtrajtuar, por përzgjedhja e tij nga produksioni ishte bërë për shkak të afërsisë që i gjithë stafi kishin krijuar me të në xhirime.

Ajo shton se po merret vet për akuzat dhe ofendimet që iu drejtuan asaj.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I TEUTËS, PA NDËRHYRJE:

“Ne lidhje me xhirimet e filmit ‘Lekura e Krokodilit’ dhe xhirimet me qenin.

Pas reagimit tim ndaj akuzave me epitete te renda dhe fyese, me lejoni te shtoj dicka.
Pas bisedave te shumta me perfaqesues te organizatave qe merren me mbrojtjen e kafsheve, dua te theksoj qe pavarsisht qe produksioni nuk ka pasur asnje qellim te keq, perkundrazi filmi flet per dashurine mes njeriut dhe kafsheve, e vleresoj qe gabimi i vetem i produksionit e eshte bere eshte perzgjedhja e qenit. Kishte me qene e udhes qe xhirimet te realizohen me ndonje qen qe ka pronar por arsyeja qe eshte perzgjedh ai qenush eshte pikerisht fakti qe gjate 10 diteve paraprake xhirime ne ate teren, ekipi eshte familjarizuar me qenin ku jane kujdesur me shume dashuri per te dhe keshtu ka ardh deri te vendimi qe te xhirohet me te. Pavarsisht kesaj, e vleresoj qe vendimi per te xhiruar me ate qen ka qene i gabuar dhe per kete shpreh keqardhje ndaj gjithe atyre kafsha dashes te vertete qe edhe nga informacioni jo i plote kane reaguar, me te drejte. Produksioni ‘Filmtory’ kerkon falje 🙏🙏🙏 Nje nga gjerat me njerezore eshte kerkim falja. Ndersa sa i perket tendences per njollosje individuale, perkatesisht emrit tim, kjo eshte qeshtje tjeter, me kete copez te kesaj ngjarje do te vazhdoj te merrem.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe qeni eshte shume mire dhe vazhdon te kete po te njejtin raport me pjestaret e ekipit te filmit, te cilet vazhdojne te kujdesen per te dhe ti ofrojne trajtimin qe e meriton.
Ju falenderoj per mirekuptim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Ndryshe, për të dëshmuar që qeni nuk ishte keqtrajtuar, Teuta Krasniqi ka publikuar edhe një video, ku ai shihej shëndosh e mirë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Lexo të tjera