Rozë

Theu këmbën, Enca tregon si po i kalon ditët e vështira pas incidentit

0
theu-kemben,-enca-tregon-si-po-i-kalon-ditet-e-veshtira-pas-incidentit

Enca Haxhia, ditë më parë përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se i është nënshtruar një operimi, ngase theu këmbën, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar disa fotografi, në të cilat u shfaq me paterica në shtëpi, ndërsa tregoi se e kaloi me sukses operimin.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona. 1 thyerje kembe dhe 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca. Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem”, kishte shkruar ajo.

Përmes një videoje që e postoi së fundi, Enca tha se i kishte munguar  të grimohej dhe t’i rregullonte flokët.

Më pastaj, ajo tregoi edhe këmbën e fashuar, e cila dita ditës po i shërohet, kurse dha një mesazh motivues.

“Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë”, janë fjalët e Encës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera