Lajme

Tifozët u përgjigjen serbëve, thërrasin ‘Kosova, zemra e Shqipërisë’ afër kishës në Prizren

0
tifozet-u-pergjigjen-serbeve,-therrasin-‘kosova,-zemra-e-shqiperise’-afer-kishes-ne-prizren

Disa tifozë kanë bërë thirrje “Kosova, zemra e Shqipërisë” në Prizren, në afërsi të Kishës së Shën Premtes.

“Arpagjikët” thonë se ky është reagim ndaj thirrjeve të djeshme të serbëve në këtë qytet.

Brohoritje “Kosovo je Serbia” (shqip: “Kosova është Serbi”) janë dëgjuar dje në qytetin e Prizrenit.

Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, është mbajtur ajo që është dukur të jetë një ceremoni festive nga një grup serbësh.

Ata janë fotografuar rreth orës 15, teksa po këndonin këngë provokuese dhe po mohonin pavarësinë e Kosovës.

Qarkullimi i automjete në rrugën ku ndodhet kisha ortodokse serbe është ndaluar për rreth 15 minuta nga Policia e Kosovës, kanë treguar dëshmitarët për Gazetën Express.

Zyrtarë të PK-së e ruajnë vazhdimisht Kishën e Levishës, që ndodhet në zonën historike të Prizrenit.

Kjo kishë ishte shndërruar në xhami, para se xhamia të bëhej përsëri kishë.

Lexo të tjera