BotaLajmeSport

Tik tak, tik tak – Suarez falas në Atletico Madrid!

0

Luis Suarez i ka orët e numëruara te Barcelona. Kështu raporton ‘El Chiringuito de Jugones’.

Sulmuesi 33-vjeçar është në bisedime të vazhdueshme me Barcelonën për lirimin nga kontrata, pasi Ronald Koeman i ka treguar hapur se nuk llogarit në të.

Kështu, Suarez do të largohet nga Barca, por jo edhe La Liga.

Ai është shumë afër transferimit falas te Atletico Madridi, gjithmonë sipas ‘JUGONES’, pasi pothuajse e ka zgjidhur punën e kontratën me Barçën.

Edhe më të besueshëm e bën fakti se Alvaro Morata, papritur ka vendosur të lërë Atleticon për Juventusin, i cili do të kthehet në Torino pesë vite më vonë.

Juve do ta marrë atë në formë huazimi për 10 milionë euro me opsionin e blerjes për 45 milionë në fund të sezonit. /Gazeta Express/

 

Lexo të tjera