Rozë

Tika publikon projektin e parë, pasi nënshkroi me “Sony Music”

0
tika-publikon-projektin-e-pare,-pasi-nenshkroi-me-“sony-music”

Artistja kosovare e njohur për publikun si Tika, ka pak kohë që është bërë pjesë e labelit “Sony Music”, shkruan lajmi.net.

Pasi nënshkroi me labelin e njohur, Tika solli projektin e parë muzikor “Si unë”, të cilit ia realizoi edhe anën vizuale.

Kënga e re e artistes është shkruar nga vet ajo, për muzikën u kujdesën Granit Gashi dhe Dardy, kurse videoja u finalizua nga Bug Production.

Me këtë projekt, pritet që Tika të depërtojë edhe në tregun e huaj, pas nënshkrimit me gjigantin “Sony Music”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera