Sport

Tirana shuan ëndrrën, mposhtet në Zvicër ndaj Young Boys

0
tirana-shuan-endrren,-mposhtet-ne-zvicer-ndaj-young-boys

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, nuk kanë arritur që të kapin fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 3:0, Tirana është mposhtur në Zvicër, ndaj skuadrës së Young Boys.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 42’, nga Fassnacht.

Në minutën 52’ dhe 64’ shënoi Nsame, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Tirana luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 67′ e takimit, kur Torassa pranoi kartonin e dytë të verdhë.

Kështu, skuadra ku aktivizohet edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, mbyll aventurën evropiane për këtë edicion.

Young Boys avancon në fazën e grupeve. /Lajmi.net/

Lexo të tjera