Lajme

Tolaj: Shkuarja e kosovarëve në Shqipëri nuk paraqet rrezik të shtuar, atje situata epidemiologjike është më e mirë

0
tolaj:-shkuarja-e-kosovareve-ne-shqiperi-nuk-paraqet-rrezik-te-shtuar,-atje-situata-epidemiologjike-eshte-me-e-mire

Mirëpo infektologu Ilir Tolaj, thotë se kjo dyndje e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë nuk paraqet ndonjë rrezik të shtuar për situatën epidemiologjike.

“Nuk pres se do të ndodh diçka e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave, situata epidemiologjike në Shqipëri është më e mirë se që e kemi në Kosovë, prandaj mundësia e sjelljes së një numri të madh infeksionesh nga Shqipëri është më e vogël se sa që ka qenë që ne të dërgojmë atje infeksion”, deklaroi Tolaj për RTV Dukagjinin.

“Por në përgjithësi është një situatë anakronike. Në njërën anë kemi një kufizim, mbyllje, dhe në anën tjetër kufijtë janë të hapur”, shtoi Tolaj.

Sipas Tolajt vetëm vaksinimi i ndryshon kahjen pandemisë në Kosovë.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, deri më tani janë vaksinuar mbi 800 të moshuar.

Lexo të tjera