Lajme

Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen nga Gjykata Speciale, pritet arrestimi i tyre

0
zhvillimet-rreth-dosjeve-te-speciales,-tome-gashi-angazhohet-si-avokat-i-ovl-uck-se

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

Ai ka bërë të ditur se së bashku me sekretarin e OVL-UÇK-së,Faton Klinaku janë thirrur nga Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë që të lajmërohen në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se së bashku me Klinakun nuk do t’i përgjigjen kësaj ftese.

Tutje Gashi ka thënë se sonte me Klinakun ose mund të shihen në ndonjë studio televizive ose mund të shkojnë në Hagë duke paralajmëruar arrestimin e tyre.

“Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së” shkruan Gashi në Facebook.

Postimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

 

Lexo të tjera