Lajme

Tomë Gashi publikon një dokument, thotë se Milaim Zeka dëshmoi kundër UÇK-së

0

Avokati Tomë Gashi ka publikuar sot një dokument, që pretendon se është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica ku e akuzon këtë të fundit se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.

Sipas Gashit Milaim Zeka ka deklaruar në EULEX se UÇK-ja ka pasur shumë kampe ndalimi.

“Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini”, ka shkruar ai.

 

Për ju televizionet që doni me ruajt si sytë e ballit Milaim Zeken- Znaqken! Kjo është dëshmia në Gjykatë e Milaim…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Lundi 28 septembre 2020

Lexo të tjera