Uncategorized

Tomë Gashi tregon dy arsyet pse ministria e Veliut e dëboi nga Kosova ish këshilltarin amerikan të Kurtit

0

Tienmu Ma, këshilltar i jashtëm politik i ish kryeministrit Albin Kurti është përzënë nga Kosova.Kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka reaguar sërish sot lidhur me këtë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot kemi një amerikan më pak në Kosovë, i cili punoi për Kosovën në Institucionin e avokatit të popullit, promovonte vlerat shqiptare dhe shumë punë të mirat për Kosovën, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se ai bëri dy mëkate që nuk ia falën, përpiloi raportin për dëbimin e turqve pa procedura ligjore dhe e dyta se ishte se ai ishte këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, i cili shumë shpejtë përsëri do jetë kryeministër dhe Tienmu Ma prapë do kthehet në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Ju proamelikanët a jeni sot ok?

Keni një amerikan më pak në Kosovë.

– I cili promovonte vlerat shqiptare

-I cili punoi për Kosovën në Institucionin e avokatit të popullit

– I cili punoi në përpilimin e padisë për kthimin e pensioneve të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia

-dhe për shumë vite bëri shumë punë të mira për shqiptarë dhe për Kosovën, por si Amerikan që është duke mos ju njohur juve proamerikanëve, çfarë jeni bëri dy mëkate që ju nuk ia falët:

1.Përpiloi raportin për dëbimin e turqve pa procedura ligjore

2.dhe atë që assesi nuk mundet t’ia falni, ai ishte këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, i cili shumë shpejtë përsëri do jetë kryeministër, dhe Tiemu Ma prapë do kthehet në Kosovë.

Kqyrni pak letrat se ndoshta edhe këta ushtarët Amerikanë në Bondsteel nuk i kanë sipas qejfit tuaj!

Lexo të tjera