Sport

Tottenham e pëson sërish në fund, barazon me Newcastle

0
tottenham-e-peson-serish-ne-fund,-barazon-me-newcastle

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pavarësisht që dominoi, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Joelinton (28′).

Por, pas dy minutave ylli anglez Harry Kane barazoi shifrat (30′).

I njëjti shënoi sërish pas asistimit të Ndombeles për t’i dhuruar fitoren Tottenhamit (34′).

Ndërsa, në pjesën e dytë, pesë minuta para fundit Willock barazoi shifrat (87′).

Me këtë barazim, Tottenham renditët në pozitën e pestë me 49 pikë, derisa Newcastle renditët në vendin e 17-të me 29 sosh./Lajmi.net/

Lexo të tjera