Sport

Tovërlani: Nuk ka favorit të Kupës së Kosovës, nëse Dukagjini del në Evropë do ishte bukuria e edicionit 2020/21

0
toverlani:-nuk-ka-favorit-te-kupes-se-kosoves,-nese-dukagjini-del-ne-evrope-do-ishte-bukuria-e-edicionit-2020/21

Llapi eliminoi Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 5 – 4, derisa Dukagjini u kualifikua automatikisht pasi Istogu kishte vendosur një lojë një lojtar të suspenduar në ndeshjen e parë, shkruan lajmi.net.

Ende nuk është caktuar data se kur do zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, por të dy skuadrat do bëjnë çmos për trofeun e madh.

Ish trajneri i shumë ekipeve elitare, se fundmi i Feronikelit, Afrim Toverlani nuk mendon se do të këtë favorit për këtë përballje. Ai për lajmi.net, tha se nëse Dukagjini fiton do ishte bukuria e edicionit.

“Mendoj që është ende shumë herët sepse ndërkohë të dy skuadrat kanë takime, mund të kenë lëndime në mesin e futbollistëve të tyre, por mendoj që Dukagjini e ka nivelin e Superligës dhe nuk mendoj që nuk ka favorit në finale të Kupës”.

“Po, nëse kanë arritur të licensohen dhe nëse e fitojnë ndeshjen pse jo. Do të ishte bukuria e edicionit 2020/21 nëse Dukagjini kualifikohet në Evropë”, nënvizoi trajneri më i trofeshëm në Kosovë.

Ndërkohë, nënkryetari i Llapit për lajmi.net, Amrush Batatina gjithashtu ka konfirmuar se nëse fitojnë Kupën e Kosovës dhe dalin në Evropë, premia për lojtarët do jetë plotë 100 mijë euro./E.Bytyqi/Lajmi.net/

Batatina zbulon sa fituan lojtarët ndaj Prishtinës dhe sa do jetë premia nëse fitojnë Kupën e Kosovës

Lexo të tjera