Lajme

Tragjedi: Aksidentohet familja kosovare në Zvicër, vdesin tre anëtarë, një në komë

0

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në në Gjermani, 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës, ku një famije kosovare, nga Rahovica e Ferizajt ka bërë aksident. Tre anëtarë të kësaj familjeje kanë vdekur kurse një është në gjendje kome, dhe një tjetër fëmijë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Metro,


Viktima janë, 35 vjet ( një burrë), 18 dhe 12 (fëmijët e tij), ndërsa gruaja që raportohet të jetë nëna 35 vjeçare është në gjendje koma.

Sipas raportimeve, familja kosovare ishte duke u kthyer në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Kujtojmë, që një ngjarje tragjike e familjeve kosovare në mërgim ndodhin edhe ditë më parë në Gjermani, ku dy fëmjë u godiën nga treni.  Vëllezërit vinin  nga Deçani, Hasan dhe Berian Arifaj, humbën jetën tragjikisht në Gjermani pasi u goditën nga treni.

Ngjarja tragjike ndodhi ditwn e martë derisa po shkonin në shkollë. Në këtë fatkeqësi, vëllai tjetër i tyre fatmirësisht shpëtoi./gazetametro.net

Lexo të tjera