Lajme

Tragjedia në Drenas, viktima ishte 15-vjeç

0
tragjedia-ne-drenas,-viktima-ishte-15-vjec

Viktima është një i mitur i moshës 15-vjeçare mëson lajmi.net.

Rasti kishte ndodhur në një pyll në fshatin Gradicë.

Motivet tragjedisë mbesin ende të paqarta, derisa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për rast ku është përdorur arma e zjarrit.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”, ka thënë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

Lexo të tjera