Sport

Trajneri i Holandës flet për të ardhmen e Depay, përmend disa klube

0
trajneri-i-holandes-flet-per-te-ardhmen-e-depay,-permend-disa-klube

Kontrata e 27 vjeçarit do të skadojë me Lyonin në përfundimin e këtij sezoni dhe shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të, transmeton lajmi.net.

De Boer nuk është i shqetësuar për thashethemet e fundit dhe beson se lojtari është i fokusuar në Kampionatin Evropian 2020.

“Nuk e di se ku do të luajë Memphis sezonin tjetër por besoj se ai ka një mentalitet të madh”, ka thënë De Boer për Tuttosport.

I pari i Holandës ka treguar se lojtari është një sulmues i mirë dhe kapiten i Lyonit.

“E shoh atë duke luajtur mirë në çdo klub që do të shkojë, sikurse Juventus, Barcelona, Inter. Ai do të vendsoë dhe më pas ne do të ndjekim atë prej cilësdo skuadër që luan”.

Depay ka shënuar 19 gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 35 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon./Lajmi.net/

Lexo të tjera