Fun

Tre shokët rezultojnë pozitiv në testin për koronavirus për të shtatën herë radhazi

0
tre-shoket-rezultojne-pozitiv-ne-testin-per-koronavirus-per-te-shtaten-here-radhazi

Rhys James, 23 vjeç, Quinn Paczesny, 20 vjeç dhe Will Castle, 22 vjeç, kanë qenë në një institucion të izolimit të specializuar që prej 17 gushtit, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Të tre po jepnin mësim anglisht në Firencë kur filluan të shfaqnin simptoma, të cilët më pas u dërguan në spital.

Rhys tha se atyre u është thënë nga një mjek që rezultatet e tyre të testit tregojnë se nuk kanë gjasa të jenë të infektuar.

I njëjti tha se asnjë nga të tre prej tyre nuk ka shfaqur ndonjë simptomë pas sëmundjes, por ende nuk lejohen të largohen.

Treshja ka qenë në kontakt me ambasadën britanike por u është thënë që rregullat janë në duart e mjekëve italian. /Lajmi.net/

Lexo të tjera