Ekonomi

Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit shënon rritje

0
tregtia-me-pakice-e-pajisjeve-informatike-dhe-te-komunikimit-shenon-rritje

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (32.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (14.6%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (10.6%)”, thuhet në raport, shkruan lajmi.net.

Sipas ASK-së, derisa, gjatë këtij tremujori, kanë shënuar rënie: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (9.1%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (7.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (6.5%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.7%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane jo të specializuara (0.7%).

Tremujori dytë 2020 – Tremujorin e dytë 2019

Në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 rritje kanë: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 25.1%, Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 0.6%. Derisa rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (32.5%), Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara ka shënuar ( 26.7%), Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (25.0%), Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (24.3%) Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (16.9%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (6.0 %).

Tremujori i dytë 2020 – Tremujorin e parë 2020

Në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 rritje të numrit të punëtorëve ka: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara nuk ka shënuar ndonjë ndryshim 0.7%, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.5%. Derisa rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (33.5%),Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (15.0%), Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (10.0%), Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (9.3%), Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.8%) dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (1.6%).

Tremujori i dytë 2020 – Tremujorin e dytë 2019

Në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 rritje të numrit të punëtorëve kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të
specializuara 1.4%. Derisa rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (37.7%), Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (16.4%),Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (13.4%), Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (7.7 %),Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.8%),Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.8%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (3.5%). /Lajmi.net/

Raporti: https://ask.rks-gov.net/media/5594/statistikat-afatshkurt%C3%ABra-t%C3%AB-tregtis%C3%AB-me-pakic%C3%AB-tm2-2020.pdf

Lexo të tjera