Që nga ky version, thirrjet do shfaqen në pjesën e sipërme të ekranit, duke iu lejuar të shfrytëzoni shërbimet e tjera, shkruan Daily Mirror, transmeton lajmi.net.
Përpara kësaj, telefonatat zinin tërë ekranin, si dhe e pamundësonin për përdoruesin ta shfrytëzonte telefonin deri në mbarim të thirrjes.
Për ta shfrytëzuar këtë mundësi, së pari duhet ta përditësoni sistemin operativ. E për ta përditësuar sistemin operativ, ndiqini veprimet si në vijim: Shkoni në Settings > General > Software Update. /Lajmi.net/