Teknologji

Trump planifikon të krijoj platformën e vet, tani që Twitter e ka bllokuar

0
trump-planifikon-te-krijoj-platformen-e-vet,-tani-qe-twitter-e-ka-bllokuar

Vendimi i Twitter për të ia ndaluar qasjen presidentit amerikan Donald Trump, pak ditë para përfundimit të mandatit të tij ka ndezur një reagim të ashpër politik, shkruan “Independent”.

Përkrahësit e Trump tani janë duke u tërhequr nga platforma dhe përkrahësit politik janë duke nxitur qytetarët që përkrahin Trump që të tërhiqen nga platforma dhe të gjejnë platforma të tjera alternative, transmeton lajmi.net.

Gjithë jo erdhi pasi ai i ftoi me mijëra qytetarë që morën pjesë në protestën që ai organizoi kundër emërtimit të presidentit të ri Joe Biden, dhe ë pas i ftoi që të marshojnë drejt senatit amerikan.

Kjo nuk përfundoi mirë, sepse përkrahësit e tij hynë me dhunë në senat duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke pasur disa të vdekur si pasojë.

Trump ka sinjalizuar vetë se është duke negociuar që të iu bashkohet rrjeteve të tjera sociale, dhe gjithashtu ka ngritur mundësinë që ai mund të krijoj një platformë të re online.

Trump vazhdimisht ka përdorur Twitter për të sulmuar, paragjykuar, shpërndarë lajme të rreme, rreth rivalëve të tij, dhe kjo do të vazhdoj të ndodhi prandaj qasja i është ndaluar.

Senatorja Linsey Graham, një prej aleatëve më të fortë të Trump, ka thënë se ai është më i vendosur se kurrë që të ndaloj përdorimin e rregullave të mbrojtjes që përdor Twitter, Facebook dhe platformat e tjera sepse ato janë thjesht censurë, sipas tij.

Edhe pse mënyrat e komunikimit për presidentin janë paksa të kufizuara, ai ka premtuar të jap një lajm të madh shumë shpejt. /Lajmi.net/

Lexo të tjera