Bota

Trumpi e akuzon Bidenin se merr drogë

0

Presidenti amerikan Donald Trump, e akuzoi edhe njëherë kundërkandidatin demokrat Joe Biden për marrje droge gjatë paraqitjes në publik.

Në një intervistë për FoxNews të shtunën mbrëma, që e përcjell The Guardian, Trumpi e akuzoi Bidenin se merr drogë që në publik të ketë performancë më të mirë para zgjedhjeve presidenciale.

“Mendoj se aty ka të ngjarë – është e mundshme – që edhe droga është e përfshirë”, tha Trumpi.

“Kjo është ajo që dëgjoj unë. Dua të them, ka mundësi të jetë drogë. Unë nuk e di se si është e mundur të shkosh nga të qenit aq keq, ku s’mund të nxjerrësh as edhe një fjali…”

Trumpi s’e mbaroi tërë fjalinë e tij, por iu referua paraqitjeve televizive të Bidenit që sipas tij, më herët ngurrej shumë kur fliste.

Nuk është hera e parë që Trumpi, 74-vjeçar, e akuzon Bidenin, 77-vjeçar, për marrje droge.

Më herët, Trumpi bëri thirrje që Bidenit t’ia bëjnë një test droge pasi kishte dyshime se ai e merr atë.

Trumpi dhe Bideni do të ballafaqohen në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lexo të tjera