Lajme

Trumpi i dërgoi dhuratë Vuçiqit

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pritur mbrëmë në një darkë në Beograd delegacion amerikan dhe shkëmbeu dhurata me emisarin special të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe Drejtorin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit (DFC) Adam Boehler.

Siç ka mësuar Tanjug, Vuçiq iu dhuroi zyrtarëve amerikanë kuti me verëra serbe ndërsa ai mori dhuratën nga Grenell librin “Shtëpia e Bardhë përmes Historisë”.

“Faleminderit Richard Grenellit për përkushtimin e tij dhe punën e mirë për të gjithë rajonin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme,” shkroi kreu i shtetit serb në profilin në Instagram të “Buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë).

Vuçiq gjithashtu publikoi foto me dy zyrtarë amerikanë.

“Mirëseardhje Adam Boehlerit me verëra të mira serbe”, thuhet në njoftimin e dytë nga Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e tretë, Vuçiq tregonte se ai gjithashtu mori një dhuratë nga Donald Trumpi përmes të të dërguarit të tij.

“Nga rezidenca presidenciale në Camp David drejt Serbisë! Një dhuratë personale nga presidenti”.

Lexo të tjera