BotaLajme

Trumpit i përkeqësohet gjendja, shtrihet në spital

0

Donald Trump dhe Zonja e Parë u izoluan ditën e enjte pasi një nga ndihmëset më të ngushta të presidentit, Hope Hicks, rezultoi e prekur me koronavirus. Pak orë më vonë dhe ata morën të njëjtën përgjigje nga testimi, ku dolën poztitiv, shkruan Gazeta Metro.


Jenifer reporterja e Shtëpisë së Bardhë “Bloomberg News”, ka thënë Trump po dërgohet në spital, pasi i është përkeqësuar gjendja.

“Trump, i cili zbuloi herët këtë mëngjes se ka koronavirus, po largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed”, ka shkruar ajo në Twiter.

Kujtojmë, që  sot gjatë ditës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus dhe tani janë izoluar.

Fillimisht ishte njoftuar se Hope Hicks, ish zyrtare për komunikim në Shtëpinë e Bardh kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, që kishte shtyrë që të testoheshin stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe presidenti amerikan me familje, duke nisur edhe izolimin. Ajo kishte pasur kontakt me presidentin gjatë këtyre ditëve.

Presidenti 74-vjeçar njoftoi për lajmin përmes Twitterit. “Do ta tejkalojmë këtë së bashku”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Lexo të tjera