Sport

Tuchel: Duhet të ndryshojmë taktikat për Man Utd

0
tuchel:-duhet-te-ndryshojme-taktikat-per-man-utd

PSG gjendet e dyta në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa “Red Devils” kanë kreun e tabelës me nëntë pikë. Gjithashtu edhe RB Leipzig ka argëtuar gjashtë pikë, gjë që bën fitoren e klubit parisian të domosdoshme për të kaluar fazën grupore.

“Gjëja më e vështirë do të jetë të gjejmë 11 lojtarë të përgatitur fizikisht për të ndikuar në lojë. Kjo është e rëndësishme. Ne po mendojmë njëherë për Bordeaux dhe pastaj do të hartojmë një plan për Manchesterin”, deklaroi Tutchel, transmeton lajmi.net.

“Në qoftë se lojtarët ndihen mirë, atëherë është më lehtë të luajnë më mirë. Ne do të bëjmë gjithçka duhet për të fituar, nëse duhet të mbrohemi ngushtë, atëherë do e bëjmë”, tha gjermani.

Ndërkohë, probleme në mbrojtje do të ketë për Manchester sepse do të mungojë Axel Tuanzebe për shkak të suspendimit nga kartonët e verdhë, dhe Victor Lindelof dyshohet se nuk do të mund të paraqitet nga lëndimi. /Lajmi.net/

Lexo të tjera