Sport

Tuchel: Fituam me meritë ndaj njërës nga skuadrat më të mira në Evropë

0
tuchel:-fituam-me-merite-ndaj-njeres-nga-skuadrat-me-te-mira-ne-evrope

Chelsea arriti në finale duke mposhtur Cityn me rezultatin 1-0 me golin e Hakim Ziyech, shkruan lajmi.net.

Por, pas ndeshjes, Tuchel ishte tejet i kënaqur me fitoren të cilën e cilësoi si të merituar.

“Nëse luani kundër Guardiolës duhet ta dini që keni të bëni punë me nivelin më të lartë të skuadrës në Evropë, këtë e ka demonstruar edhe tek Bayerni dhe Barcelona por edhe tani tek City”, tha Tuchel.

“Qëllimi ynë ishte ta mbyllnim hapësirën me ta në 90 minuta, jam tejet i kënaqur me paraqitjen tonë sepse kemi luajtur me guxim”, shtoi ai.

“Kemi merituar fitoren, ndaj trajnerit më të mirë dhe skuadrës me nivelin më të lartë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/

Lexo të tjera