Sport

Tuchel: Në pjesën e parë ishim fantastikë, më pëlqeu reagimi i skuadrës pas golit

0
tuchel:-ne-pjesen-e-pare-ishim-fantastike,-me-pelqeu-reagimi-i-skuadres-pas-golit

Chelsea mposhti Crystal Palace në udhëtim në kuadër të xhiros së 31-të të Premierligës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja përfundoi me reazultatin 1-4 në favor të Chelseat, pas ndeshjes menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel dha mendimet e tij lidhur me epilogun e ndeshjes.

“Pjesa e parë dhe 35 minutat e parë ishin fantastikë”, tha ai.

“Ishim shumë të uritur dhe shumë agresivë, rikuperuam topin mirë dhe patëm shumë shansa për të shënuar”, shtoi ai.

“Gjatë këtyre minutave, ishte një rezultat i mirë dhe pasqyrim i realitetit në fushë”, tha gjermani.

“Pas 35 minutash ishim paksa të ngadaltë, edhe në pjesën e dytë, por më pëlqeu reagimi pas golit të pësuar”, tha Tuchel.

“Pas golit ne reaguam në mënyrë fantastike, shënuam gol dhe krijuam raste dhe nuk lejuam të pësonim gol më tutje”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/

Lexo të tjera