Sport

Tuchel: Nuk duhej të pranonim 5 gola pavarësisht se kishim një lojtar më pak

0
tuchel:-nuk-duhej-te-pranonim-5-gola-pavaresisht-se-kishim-nje-lojtar-me-pak

Cheslea pësoi humbjen e parë në “Stamford Bridge” nën urdherat e Thomas Tuchel me një rezultat të thellë, 2-5 nga West Bromwich Albion, shkruan lajmi.net.

Tuchel nuk ishte i kënaqur me paraqitjen dhe tha se nuk ishte nevoja të pranonin aq shumë gola por se në fund përgjegjësia i mbetet atij për zgjedhjen e 11-shes së parë.

“Unë i besova kësaj përbërje dhe besova që ishte formacioni i duhur për të fituar këtë ndeshje”, tha ai.

“Por ne ishim paska të ngurtë, ishim të ngadaltë në pjesën tonë dhe bëmë gabime të cilat siguruan golin dhe kartonin e kuq”, shtoi ai.

“Dhe kjo na kushtoi ndeshjen, nuk ishte ndeshje e mirë, por as unë nuk prisja diçka më shumë, por ne edhe kur kishim 11 lojtarë nuk ishim të mirë”, tha Tuchel.

“Pastaj nuk kishte nevojë që të pranonim pesë gola edhe pse ishim me një lojtar më pak, mbrojtja jonë nuk ishte në nivelin që duhej të ishte por kjo është përgjegjësia ime”, tha gjermani.

“Është e veshtirë ta pranojmë këtë rezultat, por duhet të vazhdojmë tutje”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/

Lexo të tjera