Sport

Tuchel pas fitores: Përgëzime për skuadrën, më pëlqeu reagimi i tyre në pjesën e dytë

0

Chelsea arriti të marrë pikët e plota në “Etihad” ndaj Manchester Cityt në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës, shkruan lajmi.net.

“The Blues” arritën të rikthehen nga disavantazhi i pjesës së parë, për të fituar ndeshjen në fund.

Ziyech shënoi golin e barazimit dhe në minutat e fundit të ndeshjes Marcos Alonso shënoi golin e fitores.

Pas ndeshjes, menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, por sipas tij edhe pjesa e parë nuk ishte e keqe përveç disa gabimeve të bëra.

“Ishte një paraqitje e mirë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë ishte paksa e barabartë dhe në pesë minutat e fundit ne përpak sa nuk e humbëm ndeshjen”, tha ai.

“Nëse do të shënonin penaltinë do të përfundonte për ne, ishte e vështirë për ne sepse ishim në disavantazh dhe kishim një lojtar të lënduar. Mendoj që ishim më të mirë në pjesën e dytë, por nëse doni të fitoni në Etihad, atëherë duhet të keni pak fat, duhet të keni pak momentum dhe vendime në favorin tuaj, por urime skuadrës për reagimin”, tha Tuchel.

“Ne pjesën e dytë na ndihmoi goli i Ziyech, na dha vetëbesim dhe pastaj u përmirësuam. Ne patëm motivim të madh për tu rikthyer në këtë takim dhe jam vërtet i kënaqur me paraqitjen në pjesën e dytë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/

Lexo të tjera