Lajme

U akuzua se ka ndërhyrë në mandatimin e djalit të saj në bordin e Avicacionit Civil, flet Besa Gaxherri

0

Djalit të  deputetës së LDK-së, Besa Gaxherri para disa ditësh iu dha edhe një mandat si anëtar i bordit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Gaxherri për fjalët se ajo ka ndikuar në këtë çështje tha se kurr nuk ka ndërhyrë për djemt e saj as gjatë shkollimit as gjatë punës së tyre.

Ajo thotë se nuk është fer ndaj djalit të saj që gjithmonë të citohet vetëm se është djali i Besa Gaxherrit.

Gaxherri thotë se kurr nuk i ka bërë dëm Kosovës, asnjëherë nuk kam qennë në Gjykatë tha ajo.

“Po pritoj me i dhan përgjigjje ksaj pune, sepse pom vjen keq pikërisht prej Ardianit, i ka bërë shumë vite shkollë e punë e për çdo lëvizje të tij mediat mirren me të për shkak se është djali im, ai ka qenë pjesë e Bordit në qeverinë Mustafa, Haradinaj, Kurti e tash ia kanë vazhdu, pas mediave e kam marrë vesh. Me përgatitjen dhe suksesin që e ka tregu në bordin e Aviacionit, është një anëtar me kontribut të madh, kam pritë me qenë kryesues sepse ka përvojë dhe argumente të dëshmuara se ka punuar shumë. Kam aps me shtu shumë në këtë drejtim por do kursehem, sepse kam prit në kuvend për 100 ditëshin e qeverisë me mu parashtru kjo pyetje, jam përgatitë në kuvend me dhanë përgjegjje sepse kam pasë disa deklarata në media shpesh për fmitë e mi, por është koha që nëse ndonjë koleg deputet guxon të ma bëjë këtë pyetje që po ma bëni ju, tua jap përgjigjjen atje e ndërsa juve po ju tham se jam shumë krenare edhe me Ardianin edhe me Arianain sepse kanë ba shkolla të mira dhe janë shumë të përgjegjshëm për punën e tyre dhe për vendin e tyre, iu uroj sukses e shëndet dhe asnjëherë as gjatë shkollimit të tyre e as sot gjatë punës as nuk kam ndërhy as nuk e kam ndër mend me ndërhy, nuk është fer dhe e drejtë për Ardianin dhe të gjithë ata që e kan këtë problem që ai duhet me u citu në çdo hap, çdo sukses e dështim vetëm se është djali i Besa Gaxherrit, fundi i fundit unë me përgjegjësi e them nëse skam mujt me i ofru shumë të mira këtij vendi e që mendoj që kam ba brenda kapacieteve të mija, kurr si kam shkaktu dam këtij vendi, asnjëherë në jetën time nuk e kam pa as siç duket një gjykatë në Kosovë, nuk ka shancë me shku aty, e padrejtë me i citu fmit e mij veç pse janë fëmijët e mi, ata e kanë rrugën e tyre dhe mundësitë e veta” deklaroi Gaxherri./BS

Lexo të tjera