Rozë

U ftua si konkurrent nga spektakli më i madh gjerman, Edmond Behramit i refuzohet viza nga ambasada

0
u-ftua-si-konkurrent-nga-spektakli-me-i-madh-gjerman,-edmond-behramit-i-refuzohet-viza-nga-ambasada

Ndonëse tashmë dihet se të rinjtë kosovar hasin probleme të ndryshme kur kanë mundësinë të nisin karrierën e tyre jashtë Kosovës, e njejta gjë i ka nodhur edhe Edmond Behramit, shkruan lajmi.net.

Dihet se vizat janë ndër problemet e para që ata hasin për shkak se u rrit shpenzimet dhe shpesh herë i ndal aktivitetet e tyre.

Duket se me këtë problem po ballafaqohet talenti i ri kosovar, Edmond Behrami, i cili në postimin e bërë në Facebook, (tani të fshirë) thotë se ai është ftuar si konkurrent nga njëri ndër spektalet më të mëdhenj gjerman, “DSDS”, por që nuk do të jetë e mundur që ai të shkoj atje për shkak se i është refuzuar viza nga ambasada në Kosovë.

“Përshëndetje miq, pata qef me e nda këtë postim me juve, afërsisht që një vit më ka bërë ftesë zyrtare Dsds RTL talent show në Gjermani i njohur në krejt botën. Mirëpo shkaku i vizës që ma kanë refuzuar shteti jonë, e kam humbur mundësinë me shku, e vetëm desha me u’a rikujtu se jetojmë në një vend që i shuan ëndrrat e shumë të rinjve”, ka shkruar Edmondi në Facebook./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera