Rozë

U infektua me Covid-19, aktori i njohur shtrohet në spital

0
u-infektua-me-covid-19,-aktori-i-njohur-shtrohet-ne-spital

Richard Schiff dhe bashkëshortja e tij Shiela  Kelley janë infektuar me virusin Covid-19, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ai ka treguar se është konfirmuar me koronavirus me datë 10 tetor ndërsa së fundmi ka njoftuar se se ndodhet i shtruar në spital.

“Jam në spital, me ilace dhe oksigjen, po shoh përmirësime çdo ditë. Sheila është në shtëpi, duke u përmirësuar por sëmundja vazhdon. Ju dua të gjithëve”, tha 65-vjeçari në Twitter.

Shiela me anë të një postimi në Instagram shkruan për gjendjen e bashkëshortit të saj.

“Këto 72 orët e fundit kanë qenë të gjata. Richard tani është në spital me oksigjen dhe me ilacin remdesivir. Ju faleminderit të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj. Ai do bëhet mirë. Do bëhemi të fortë,” shkruan aktorja./Lajmi.net/

Lexo të tjera