Lajme

U nis për të kërkuar punë në Prishtinë, miku e raporton rastin e zhdukjes se tij pas një muaji 

0

Zhdukja e personave në Kosovë ka filluar të kthehet në shqetësim. Pos raportimit për zhdukjen e femrave, po raportohet edhe zhdukja e burrave.

Së fundmi është raportuar për zhdukjen e një burri nga Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Zhdukjen e tij e ka raportuar një mik i tij. Sipas tij, miku kishte shkuar tek ai, dhe i kishte thënë se po nisej për në Prishtinë për të kërkuar punë, por më nuk u “bë i gjallë”. Duke parë se miku nuk dihej se ku ishte prej ditës se ishte nisur për në Prishtinë, ai shkoi në polici dhe e raportojë rastin. U kishte thënë policisë se të ai për të fundit herë ishte me datën 29 gusht. Bile u kishte thënë se nga shtëpia e tij kishte dalë në orën 14:00.

Personi qe e raportoi rastin banon në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë nuk dihet nëse personi që u raportua i zhdukur kishte familje.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Raporti policor nuk tregon se çka kishte të veshur personi që u raportua i zhdukur, apo i cilës moshë ishte. /Lajmi.net/

Lexo të tjera