Sport

U shpall menaxheri i muajit, befason Tuchel: Nuk besoj në çmime individuale

0
u-shpall-menaxheri-i-muajit,-befason-tuchel:-nuk-besoj-ne-cmime-individuale

Tuchel u shpall menaxheri më i mirë i muajit mars, por para ndeshjes ndaj West Bromwich Albion, ai u shpreh se nuk i interesojnë shpërblimet individuale, por kjo është rezultat i punës së shumë njerëzve, transmeton lajmi.net.

Gjermani duke folur para gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes me West Brom, falënderoi stafin e tij.

“Është e pazakonshme për ne që të marrim këtë çmim, sepse është një çmim që nuk mund ta marrësh në Francë apo në Gjermani, por është mirë ama”, tha ai.

“Nuk besoj në shpërblime individuale në futboll, kështu që të marrësh një do të thotë që është punë ekipore e stafit këtu në Cobham”, shtoi ai.

“Kjo është një provë e mirë që ne jemi duke punuar mirë, por fitimi i këtij çmimi do të thotë që puna ekipore ishte e mirë, nuk besoj në çmime individuale”, tha Tuchel.

“Por nuk është fundi ky, ne kemi ndeshje për të luajtur në prill dhe maj dhe duam të zhvillojmë paraqitje të mira dhe të jemi konkurrentë të fortë, gjithashtu skuadra është stërvitur mirë, përveç N’Golo Kantes i cili është stërvitur individualisht”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/

Lexo të tjera