Rozë

U zotua se nuk do publikojë bizhuteritë e saj në rrjete sociale, Kim Kardashian thyen premtimin

0
u-zotua-se-nuk-do-publikoje-bizhuterite-e-saj-ne-rrjete-sociale,-kim-kardashian-thyen-premtimin

Postimi vjen pasi personaliteti televiziv më parë kishte thënë se ishte zotuar se nuk do të postonte bizhuteritë e saj në mediat sociale pasi ajo ishte në shënjestër të grabitësve në Paris në vitin 2016, transmeton lajmi.net.

Nëna e katër fëmijëve, Kim u mbajt nën kërcënimin e armës në dhomën e saj të hotelit gjatë një grabitjeje nga hajdutët duke i vjedhur asaj bizhuteri me vlerë 10.5 milion dollarë.

Në imazhin e ri, ajo kishte veshur një  bluzë elegante me një zinxhir të trashë të mbështjellë me diamant rreth qafës së saj ndërsa pozonte para aparatit.

Kim mbishkroi fotografinë: “E dua gjerdanin tim të ri me porosi nga @jayfederjewelers”.

 

Në shtator të vitit 2020 u raportua në dokumentet ligjore se organizatori i pretenduar, Aomar Ait Khedache, tha se Kim ishte një ‘shënjestër e lehtë’ sepse ajo vazhdoi të zbulonte detaje për pasuritë e saj dhe vendndodhjet e tyre.

Para kësaj, Kim besohet të ketë thënë se ajo do të pushonte së publikuari pasurinë e saj pasi u grabit, u lidh dhe u hodh në vaskën e saj të banjës prej mermeri.

Kim u detyrua të dorëzonte unazën e saj 20 karat Lorraine Schwartz, me vlerë 4,5 milion dollarë (4 milion euro / 3,5 milion £), së bashku me kutinë e saj të stolive që përmbante xhevahire me vlerë 6,7 milion dollarë (6 milion € / 5,24 milion £) kur pesë burra të maskuar e sulmuan./Lajmi.net/

 

 

Lexo të tjera