Bota

“Unë e di si i bën Albini llogaritë”, Rama e ‘mbron’ Hotin nga akuzat e Kurtit

0
“une-e-di-si-i-ben-albini-llogarite”,-rama-e-‘mbron’-hotin-nga-akuzat-e-kurtit

Kryeministri shqiptar është pyetur nga gazetarët në lidhje me kritikat që Hoti ka marrë për hekurudhën Nish-Prishtinë-Durrës, si pikë e marrëveshjes në Uashington, shkruan lajmi.net.

E në përgjigje Rama ishte shumë i ashpër. Ai tha se marrëveshja e ka rikthyer  Kosovën në pozicionin që i takon.

“Së pari marrëveshja e Uashingtonit s’ka asnjë gjë të re, është thjeshtë dhe vetëm një konfirmim i atyre që janë diskutuar dhe dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Marrëveshja ka një rëndëi të jashtëzakonshme në aspekt tjetër. Ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku do të jetë gjithmonë ndërkombëtarisht, dhe kjo i dedikohet kryeministrit Hoti. Kjo është e vërteta sipas meje”, tha ai.

Në lidhje me reagimet e Kurtit,  llogaritjet e liderit të VV-së ai i quajti si “vet-adminsitrim jugosllav”.

“Mësimi nga marrëveshja e Uashingtonit është se ka shumë gjëra që duhet dhe do t’i kishim bërë vet nëse nuk do të ishim kaq kalamaj sa ç’kemi qenë kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na zgjedhin dhe për të shfrytëzuar hallet dhe mërzinë e tyre, që të hapim luftëra imagjinare që shkojnë deri në absurdin deri në hapjen e një lufte imagjinare me SHBA-të. Unë e di si i bën Albini llogaritë, dhe nga pikëpamja e llogarive është si vet-administrim jugosllav. Si mund të mos përfitojë ai që ka portin dhe që kryen gjithë atë volum tregtar importesh dhe eksportesh, dhe përfitoka më shumë një nga aktorët që do shfrytëzojë portin, këtë me siguri e gjen Albini, mirëpo këtë nuk e gjej unë vet dhe tek asnjë njeri që di dy gjëra nga ekonomia”, tha ai. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera