Rozë

“Unë jam duke përjetuar seksin më të mirë ndonjëherë me ish-kolegun tim, i dashuri im është shumë i mërzitshëm në shtrat”

0

Unë jam duke përjetuar seksin më të mirë ndonjëherë në jetën time, me një ish-kolegë të punës. Ndërkohë, e di se i dashuri im më do thellë, por ai është shumë  i mërzitshëm në shtrat.

Unë jam 23 vjeçare, kurse i dashuri im është 31 vjeçar. Ne jemi bashkë qe një vit. Ai dëshiron një lidhje afatgjatë dhe unë mendova se jam e një mendimi me të, por tani ish-kolegu i punës është në mendjen time.

Unë kam punuar më parë me kolegun në fjalë, i cili është 26 vjeç. Ne kemi flirtuar shumë në punë, por unë e dija se ai ishte i njohur si një “playboy”.

I dashuri im merret me sport dhe shkaku i punës së tij, atij i duhej të hynte në izloim për një muaj. Kjo nënkuptonte që nuk do të mund ta shihja fare dhe vetëm pas dy javësh ndihesha shumë e vetmuar, transmeton “TheSun”, përcjell “Bota sot”.

Kështu që unë kontaktova me këtë djalin tjetër për një bisedë edhe pse e dija se ai do të kërkonte që të takoheshim. Ne dolëm për takim, dhe natyrisht që bëmë seks.

Ka një kimi që është shumë e zjarrtë sa herë që takohemi. Bëmë seks edhe disa herë, por tani unë dua më shumë prej tij.

E di që i dashuri im më do shumë, por kur vjen puna për të bërë dashuri mërzitem me të.

Megjithatë, të gjithë në familjen time e pëlqejnë të dashurin tim. Ai është një njeri i bukur, por duhet ta pranoj se në të kaluarën më pëlqente më shumë se tani.

Unë e di se marrëdhënia me këtë djalin tjetër nuk do bëhet serioze, pasi ai ka qenë i sinqertë dhe më tha se dëshiron të jenë thjeshtë miq.

Të them të drejtën, e di që të dy kemi përdorur njëri-tjetrin vetëm për seks dhe ndihem e neveritur nga vetja për tradhtinë ndaj të dashurit tim. Megjithatë nuk mund të ndaloj së menduari për djalin tjetër.
Përgjigja e psikologes:

Të paktën ish-kolegu juaj ka qenë i sinqertë me ju – dhe ju lutemi besoni atë kur ai thotë se ju dhe ai nuk do të jeni më shumë se vetëm miq me përfitime.

Ndaloni lidhjet dhe në vend të kësaj përqendrohuni në marrëdhëniet tuaja me të dashurin tuaj të bukur.

Mund të jetë e vështirë për partnerët gjatë izolimit, por mos harroni se kjo nuk është ajo që ai dëshironte të ndodhte. Virusi nuk është faji i të dashurit tuaj.

Ndërsa ai është larg ndani momente seksi përmes Zoom-it ose FaceTime. Dhe kur ai është në shtëpi, merrni rolin udhëheqës në futjen e më shumë tronditjeve në jetën tuaj seksuale.

Ju e dini se çfarë ju pëlqen kështu që tregojini atij se ku dhe si ju pëlqen të prekeni.

Lexo të tjera