Rozë

Urimi i Meghan dhe Harry mungoi në ditëlindjen e Prince Charles

0
urimi-i-meghan-dhe-harry-mungoi-ne-ditelindjen-e-prince-charles

Princi Charles ka mbushur së fundmi 72 vjeç dhe të shumta kanë qenë urimet drejtuar atij.

‘The Royal Family’ ndau në Instagram një foto të vjetër të Princit dhe një urim publik për të.

Po ashtu, Kate Middleton dhe Princi William s’vonuan të ndajnë gjithashtu një urim për Princin Charles në rrjete sociale, por i vetmi urim që mungoi ishte ai i Meghan Marke dhe Harry-t, transmeton lapsi. Që prej largimit nga familja mbretërore dhe pasi hoqën dorë nga statusi i tyre, Meghan dhe Harry kanë nisur të sillen “çuditshëm”. Megjithëse rrjeti ziente nga lajmet e ditëlindjes dhe urimet drejtuar Princit Charles, nuk kishim asnjë reagim publik nga Meghan dhe Harry, të cilët thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet me pallatin mbretëror.

Momentalisht, çifti po jeton në Santa Barbara ku është shpërngulur prej pak kohësh së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison.Meghan dhe Harry dëshirojnë të bëjnë një jetë sa më të thjeshtë dhe larg mediave. Kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore që dysha hoqi dorë nga titujt mbretërorë.

Lexo të tjera