Bota

Ushtria amerikane krijon ‘qentë robotë’ të luftës, bëhen pjesë e saj

0

Në prezantimin e risisë teknologjike brenda saj, ushtria amerikane dukej si një skenë nga një film fantastiko-shkencor, ku nga një avion lufte dalin përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë.

Nuk janë qen, por robotë, ose mjetet e luftës së të ardhmes.

Miqtë “e rinj” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë disa javë më parë, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë.

Qentë robotë janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane quan Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur kërcënimet që i kanosen ushtrisë amerikane.

Sipas Will Roper, ndihmës sekretar i Forcave Ajrore, ushtarët e të ardhmes do të kenë shumë më tepër të dhëna për të analizuar dhe do t’u duhet ndihmë për ta bërë këtë në sa më pak kohë që të jetë e mundur.

Lexo të tjera