Fun

Vajza 27 vjeçare, nuk mund as të kap një filxhan çaji si shkak i pasojave të koronavirusit

0
vajza-27-vjecare,-nuk-mund-as-te-kap-nje-filxhan-caji-si-shkak-i-pasojave-te-koronavirusit

Vala e dytë me koronavirus po shfaq më pak pasoja se vala e parë por disa persona e kanë pasur të vështirë ti rikthehen normalitetit edhe disa muaj pas infektimit me koronavirus, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.

Disa raste të infektimit po vuajnë nga “Covid i gjatë”, pra nuk mund ta kalojnë infektimin për muaj të tërë dhe pasojat që mbeten tek ata janë shumë më të rënda.

Rosa u përball me virusin për 7 muaj me radhë dhe kjo e ka lënë shumë të dobët, sa që ajo ka vështirësi edhe të ngihet nga shtrati.

Ajo nuk mund më as të punoj, sepse ajo e ka të pamundur të ngjitet shkallëve, e aq më pak të mund të bëjë diçka tjetër që kërkon forcë fizike sado të vogël.

Rosa u shpreh se ajo kishte qenë një person mjaft aktiv dhe se muajt e parë të infektimit të saj ajo ndihej sikur do të çmendej.

Edhe doktorët nuk mund ta kuptonin pse simptomat e saj po zgjatnin kaq shumë, por tani që është vërtetuar kjo dukuri edhe te disa pacient të tjerë ajo thotë se ndihet paksa e lehtësuar me gjendjen e vet sepse e di që do të bëhet një trajtim për gjendjen e saj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera