Lajme

Vaksinimi antiCovid-19 ul 92% numrin e viktimave në Britani

0
vaksinimi-anticovid-19-ul-92%-numrin-e-viktimave-ne-britani

Falë vaksinimit, ishulli pati vetëm 53 vdekje dhe vetëm 3 030 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me 38 milion të vaksinuar, përveç regjistrimit të 92% më pak vdekjeve.

Pas BM vjen Italia, ndërsa Spanja është një hap larg sa i përket përqindjes së viktimave.

Më keq janë Republika Çeke, Hungaria, Bullgaria, Belgjika dhe Sllovenia.

Britania e Madhe aktualisht ka 127 000 viktima në mbi një vit pandemi, thënë ndryshe 1 863 vdekje për një milion banorë, një proporcion i ngjashëm me atë të SHBA-së.

Në Evropë, Republika Çeke është sot në 2 561 vdekje për një milion banorë, Hungaria 2 352, Bullgaria në 2 032, Belgjika 2 004, Sllovenia 1 971 dhe Italia 1 869.

Lexo të tjera