Lajme

Vaksinimi masiv filloi më 15 qershor, por brenda 24 orëve u vaksinuan vetëm 965 qytetarë

0
vaksinimi-masiv-filloi-me-15-qershor,-por-brenda-24-oreve-u-vaksinuan-vetem-965-qytetare

Edhe pse thuhet se po bëhet “vaksinim masiv”, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 965 qytetarë.

Në njoftimin e fundit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë poashtu u theksua se numri i përgjithshëm i vaksinimit është 133 mijë e 868 persona.

Nga këta, 17 mijë e 811 qytetarë kanë arritur që të marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë deklaroi se gjatë këtij muaji, Kosova pritet të furnizohet me dozat e para të vaksinave të dala nga kontrata e nënshkruar me Pfizer./Lajmi.net/

Lexo të tjera