Lajme

Vala e dytë e koronavirusit godet Evropën

0
vala-e-dyte-e-koronavirusit-godet-evropen

Rastet ditore në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar shënuan rekord mbi 45.000 në 14 ditë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe janë duke u vendosur masa të reja në vendet të cilat janë rihapur.

Liderët kanë ngritur shqetësimin për ngarkesën me të cilën mund të përballen spitalet në muajt e ardhshëm.

Shifrat e vdekjeve në Evropë janë stabilizuar për 72 ditë, sipas ECDC-së, megjithëse Bulgaria, Kroacia, Malta, Romania dhe Spanja janë duke parë rritje të rasteve, shkruan CNN, transmetojnë mediet shqiptare.

Janë disa trendë të cilat mund ta shpjegojnë rritjen e rasteve. Vërshimi i rasteve erdhi pas pushimeve të verës, kur punëtorët e rikthyen në punë dhe fëmijët në shkolla.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se rritja mund të vije pas relaksimit të masave.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve të fundit në Evropë, krahasuar me SHBA-në ky kontinent është në gjendje më të favorshme.

Evropa ka raportuar 4.4 milionë raste me 217.278 vdekje krahasuar me popullsinë me 750 milionë, derisa SHBA-ja ka raportuar 6.7 milionë raste dhe 198.000 vdekje dhe ka popullsinë 330 milionë.

Lexo të tjera