Sport

Valon Berisha në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore?

0
valon-berisha-ne-pikepyetje-per-ndeshjen-ndaj-maqedonise-veriore?

Në kohën kur Milot Rashica mungon, Amir Rrahmani pritet të humb grumbullimin dhe Vedat Muriqi vjen me lëndim, gjëra mund të shkojnë akoma më keq për skuadrën e Bernard Challandes.

Mediet maqedonase insistojnë se as Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për paraqitje, ndaj Maqedonisë Veriore, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Reims thuhet të jetë në pikëpyetje, si pasojë e një problemi muskulor.

Berisha është në listën e lojtarëve të ftuar, megjithatë mund të pëfundojë pa minuta.

Skuadra e tij, Reims luan sot me fillim nga ora 17:00, dhe nga aty mund të mësohet e vërteta për Berishën, nëse ai është i lënduar ose jo. /Lajmi.net/

Lexo të tjera