Sport

Van de Beek nuk është i lumtur me golin e pamjaftuar në debutim

0
van-de-beek-nuk-eshte-i-lumtur-me-golin-e-pamjaftuar-ne-debutim

Van de Beek ka gjetur golin qysh në ndeshjen e parë me United, por ky gol nuk e ka kënaqur shumë holandezin.

Manchester United pësoi 1:3 ndaj Crystal Palace dhe normalisht goli debutues i Van de Beek mbeti nën hije, dhe pa vlerë për t’u përmendur.

Kështu beson edhe lojtari, i cili kërkon fitoren e parë në Premierligë me Man Utd.

“Ndeshja ime e parë me klubin, dëshiron fitoren. Nuk ka rëndësi se si, duhet fituar. Jam i zhgënjyer që humbëm 3:1 në shtëpi”, ka thënë Van de Beek, transmeton lajmi.net.

“Është shumë keq”, ishin fjalët e lojtarit.

Van de Beek erdhi te Man Utd nga Ajax Amsterdam dhe sot filloi ndeshjen nga stoli. /Lajmi.net/

Lexo të tjera